×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK krahason shtetin me veturë lodër që i janë harxhuar bateritë [video]

    Insajderi
    21 May 2017 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    PDK e ka portretizuar me një makinë lodër që nuk punon mirë, LDK-në e Isa Mustafës që udhëhoqi për tre vjet Kosovën, përmes një videosporti të publikuar sot.

    Një makine lodër e cila nuk punon për shkak të baterive të harxhuara, iu zëvendësohen bateritë, duke e vënë sërish në funksion lodrën.

    Ky është kuptimi i një videospoti të realizuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ku makinën me bateri të harxhuara e portretizojnë me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ndërsa makinën që lëvizë me bateri të reja e portretizon me vetveten.

    Videospoti ilustrohet me një fëmijë që ka në pronësi këtë makinë-lodër, të cilës ia ndërron bateritë. Sipas PDK-së, aty LDK-ja e Isa Mustafës paraqitet si subjekt politik që nuk lëviz asgjë përpara, sepse i ka bateritë e prishura.

    “Nanë, kjo është e prishur, po lëvizë shumë kadale”, i thotë djali nënës së tij.

    E nëna, ia kthen: “Ka lëvizë kadal për vite më radhë, shpirtë”.

    Djaloshi ia heq makinës-lodër “bateritë e LDK-së” dhe ia zëvendëson me “bateritë e PDK-së”, shkruan Insajderi.

    Por , edhe pasi t’ia vë “bateritë e PDK-së”, makina-lodër nuk punon ashtu siç duhet. Makina përplaset nëpër këndet e ulësve të shtëpisë.

    LDK dhe PDK kanë qeverisur së bashku tre vitet e fundit. /Insajderi.com

    [arve url=”https://www.youtube.com/embed/KO5GcVobeQk” /]

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark