×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK ngatërron biznesmenin kosovar me aktorin e njohur kroat

    Insajderi
    30 July 2017 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ngjashmëria në dukje mes biznesmenit Hamdi Binakaj dhe aktorit kroat Rade Serbedzija ka bërë që PDK-ja ti ngatërroj ata kur vendosi që sot të publikoj disa informata përmes së cilave akuzon Komunën e Prishtinës për dhënien e tenderave kompanive të lidhura me Lëvizjen Vetëvendosje.

    PDK-ja  duke dashur të tregojë me fotografi si fakte shtesë lidhshmërinë mes kompanive që kanë fituar tenderë në Komunë janë njerëz të afërm edhe me drejtues të VV-së, publikoi edhe fotografinë e Hamdi Binakajt, pronar i kompanisë “B-Plan” që ka përgaditur projektin e Zonës Mbrojtëse dhe Gjelbëruese, krahu i djathtë, rrugës për në Veternik.

    Por PDK-ja e ka ngatërruar Binakajn me aktorin kroat Rade Serbedzija, raporton Insajderi.

    Këtë e ka bërë publike, Milot Sejdiu, i cili nga PDK-ja është përmendur si sekser i biznesit të Binakajt që është edhe babai i Nol Binakaj, i cili sipas PDK-së ka hyrë në pozitën e anëtarit në Komitetin për Planifikim Urban./Insajderi.com

    https://www.facebook.com/milot.sejdiu/posts/10211855435214424?pnref=story

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark