×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    PDK nuk ndryshon qëndrim për propozimin evropian, Krasniqi bisedë telefonike me emisarin gjerman

    Insajderi
    15 March 2023 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zhvilluar një telefonatë me të dërguarin special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

    Ai tha se diskutuan gjerësisht rreth propozimit evropian për Asosacionin.

    “Sot zhvillova një telefonatë me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilin diskutuam gjerësisht për propozimin evropian, të pranuar tashmë nga Kryeministri Kurti”, tha i pari i PDK-së.

    Ai tha se të dërguarit ia ripërsëriti rezervat dhe qëndrimin që kanë si parti për propozimin evropian, që sipas tij është i pamjaftueshëm.

    “Sikur edhe në takimet e tjera të këtyre ditëve, edhe emisarit Sarrazin i ripërsërita qëndrimin e PDK-së dhe rezervat që ne kemi në raport me këtë propozim, që është i pamjaftueshëm për Kosovën”, shkroi Krasniqi.

    Gjithashtu Krasniqi tha se edhe në Washington, Bruksel dhe në Kuvend të Kosovës ka deklaruar për 5 pika të cilat duhet të jenë pjesë e marrëveshjes finale dhe tha se të gjitha janë në interes të vendit,

    “Unë i kam deklaruar në Washington, Bruksel dhe në Kuvend të Kosovës pesë pikat të cilat duhet të jenë shtylla të një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme me Serbinë. Që të gjitha kanë qenë në linjë me interesin shtetëror të Kosovës dhe me qëndrimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë”, shkroi ai.

    Në fund ai kryeministrin e quajti kokëfortë dhe tha se ka dështuar në procesin e dialogut duke mos i përmbushur kërkesat shtetërore.

    Fatkeqësisht, si pasojë e kokëfortësisë së tij dhe mos koordinimit me aleatët tanë, Kryeministri Kurti ka dështuar në procesin e dialogut – duke mos përmbushur kërkesat dhe qëllimet tona shtetërore”, shkroi në fund Krasniqi.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark