×
  • Lajme
  • Insajderi

    PDK paralajmëron kallëzim penal ndaj ministrit Murati nëse nuk ekzekutohen pagat

    Insajderi
    03 October 2022 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Ligji për grevën e përcakton saktë se grevistët për ditët sa nuk kanë punuar nuk kompenzohen.

    Mosekzekutimi i pagave për punëtorët që ishin pjesë e grevës, e ka cilësuar vepër penale, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

    Ai ka thënë se do të presin deri në 5 ditë, dhe nëse nuk ekzekutohen pagat do të bëjnë kallëzim penal.

    Në do të presim në një afat prej 5 ditëve që të ekzekutohen pagat, nëse brenda këtyre 5 ditëve të punës, nga dita e premte kur është dashur të ekzekutohen pagat, nuk ekzekutohen deri të enjten, ne do të bëjmë një kallëzim penal ndaj ministrit. Mosekzekutimi i pagave nga ministrit është vepër penale dhe ne në Prokurorinë Speciale do të bëjmë kallëzim penal”, ka thënë Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark