Pedofilja që abuzoi seksualisht me 64 fëmijë, drejt lirimit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pedofilja që abuzoi seksualisht me 64 fëmijë, drejt lirimit

    Insajderi
    12 July 2019 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pedofilia më famëkeqe e Britanisë së Madhe, Vanessa George, pritet të fitojë lirinë. Mediet britanike raportojnë se ajo është drejt daljes nga burgu, pavarësisht veprave të tmerrshme të kryera.

    Autoritetet kanë vendosur t’i japin lirinë, pasi një zyrtar i burgut, Bord Parole, është bindur se gjatë vuajtjes së dënimit, ajo nuk përbën më rrezik.

    Vanessa përdorte telefonin e saj për të filmuar veten teksa abuzonte seksualisht me fëmijët dhe foshnjet e vogla në çerdhe.

    Sipas medieve të huaja, ajo kishte abuzuar gjithsej me 64 fëmijë të moshës 2-5 vjeç. Gruaja e tmerrshme ishte e martuar dhe kishte dy vajza, por u divorcua nga burri i saj Andrew, gjatë kohës që ishte në burg.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark