×
  • Sport
  • Sport

    Pedro dukej më i lumtur në Barcelonë

    Insajderi
    17 May 2016 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-lojtari i Premier Ligës, Albert Luque, ka thënë se forma jo shumë e mirë e Pedros këtë stinor vije për shkak se ai nuk është shumë i lumtur në Londër.

    Pedro u transferua në Chelsea nga Barcelona vitin e kaluar për gati 25 milion euro, por ka dështuar që të arrijë pritshmëritë ndaj tij.

    “Një lojtar duhet që ndihet I lumtur në fushë, por edhe jashtë saj”, ka thënë Luque, i cili po ashtu kishte pasur problem të ambientohet në jetën në Angli.

    “Ai nuk ka qenë startues në Barcelonë, por sa herë ka luajtur dukej shumë më i lumtur,” ka thënë ai, njofton Goal.com

    Në 38 ndeshjet me Chelsan gjatë këtij stinori, Pedro ka shënuar tetë gola ndërsa ekipi i tij përfundoi si I 10-ti në tabelë./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark