×
  • Sport
  • Sport

    Peja fiton ndaj Levskit

    Insajderi
    02 March 2016 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Pejës, ka arritur fitore të madhe në udhëtim pasi mposhti si mysafire skuadrën e Levskit me rezultat 91:87.

    Pejanët pothuajse gjatë gjithë ndeshjes ishin më të mirë në këtë takim, duke i mbajtur kështu shpresat gjallë për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike.

    Vetëm në çerekun e tretë Levski arriti të kthehet në lojë, pasi në tre çerekët e tjerë dominuan “Shqiponjat”.

    Pejanët me këtë fitore ngjiten në vendin e dytë të grupit A në Ballkan Ligë, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar para se të kalojë në gjysmëfinale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark