×
  • Sport
  • Sport

    Peja humbet në Gjevgjeli

    Insajderi
    09 March 2016 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Peja është mposhtur në udhëtim nga skuadra e Kozhuvit në Gjevgjeli, duke ia vështirësuar vetes punët për kualifikim në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike.

    Pejanët u mposhtën me pesë pikë epërsi, 72:67, edhe pse pejanët disa herë ishin në epërsi gjatë ndeshjes por nuk arritën ta mbanin atë.

    Skuadra pejane në këtë takim u paraqit pa Drilon Hajrizin i cili ka treguar ditë më parë që nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Pejës sa të jetë trajneri kroat Pavic, pasi pati disa mosmarrëveshje me të.

    Në ndeshjen e radhës në këtë kompeticion, pejanët ballafaqohen me Sigal Prishtinën në “Karagaçi”. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark