×
  • Sport
  • Sport

    Peja mposhtet nga Ponte Prizreni

    Insajderi
    24 November 2022 - 22:59

    Ka përfunduar ndeshja e mbetur e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll, ku fitorja i takon klubit prizrenas, Ponte Prizreni.

    Ponte Prizreni ka regjistruar fitore tejet të rëndësishme duke e mposhtur Trepçën me shifrat 85:75.

    Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 38:37, ku çereku i parë ishte në favor të Trepçës me shifrat 23:19, kurse çereku i dytë u mbyll me rezultat 19:14 në favor të prizrenasve.

    Ponte Prizreni vazhdoi me paraqitjen e mirë edhe në pjesën e dytë (47:38), ku çereku i tretë u mbyll 25:20 në favor të tyre, ndërsa i katërti 22:18.

    Te Ponte Prizreni më i miri ishte Dachon Burke me 38 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, ndërsa te Trepça më i miri ishte Drilon Hajrizi me 20 pikë e 12 kërcime.

    Prizrenasit kanë pesë fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit gjashtë fitore e pesë humbje.

    Rezultati final, 85:75 në favor të Ponte Prizrenit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark