×
  • Sport
  • Sport

    Peja përforcohet me një amerikan

    Insajderi
    07 October 2016 - 19:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    KB Peja ka arritur marrëveshje me organizatorin amerikan, Austin Tillotson, i cili në tri sezonët e fundit ishte pjesë e skuadrës amerikane Colgate Raiders.

     

    Amerikani do të zëvendësoj Artem Slipenchuk dhe Theo Johnson të cilët u lëarguan ditë më parë, ende pa filluar sezoni.

    Siç njofton klubi i Pejës, largimet e ukrainasit Slipenchuk dhe amerikanit Johnson janë bërë për arsye teknike.

    “Ata nuk i kanë përmbushur pritshmëritë e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e KB Pejës, raporton Insajderi.

    Lojtari në fjalë njihet si një asistues i mirë dhe shënues i mirë nga distanca e tre pikëshit. Në skuadrën e Colgate Raiders, ai kishte një mesatare 15.1 të pikëve, 3.3 kercime dhe 5.2 asiste për ndeshje. /Insajderi.com

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark