×
  • Sport
  • Sport

    Peja transferon një basketbollist amerikan

    Insajderi
    05 February 2016 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Klubi i Basketbollit Peja ka zyrtarizuar transferimin më të ri të klubit, AJ West, i cili ishte pjesë e ekipit Wolf Pack të Universitetit të Nevadas në ligën e kolegjeve NCAA, njofton faqja zyrtare e KB Pejës, raporton Insajderi .

    West është 2.06 centimetra i gjatë dhe luan në pozitën e qendrës.

    “Ai ishte lojtari me më së shumti kërcime ofanzive ne NCAA dhe i 10-ti ne bllokada. Pra lojtari vlerësohet për mbrojtje të fortë dhe kërcime të shumta ofanzive dhe defanzive”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të KB Pejës.

    Ky transferim erdhi si nevojë që kishte KB Peja për një lojtar që luan në pozitën qendër, pasi i vetmi qe mbulonte atë pozitë tek Peja ishte kroati Nenad Delic.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark