×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pejani që thoshte se merr vetura, ia vjedh veturën edhe kryetarit të Komunës

    Insajderi
    01 March 2021 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy ditë pasi doli në publik dhe tregoi haptas se ua merr njerëzve veturat, Valon Loxha kreu një tjetër vjedhje të dielën. Pre e djalit që ka një dosje të gjerë me vjedhje të automjeteve, ka rënë kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

    Valon Loxha u arrestua mbrëmjen e së dielës, pasi, siç raporton Gazeta Express, ia mori veturën zyrtare kryetarit të Pejës dhe shkoi në fshatin malor të Rugovës.

    Arrestimin dhe shoqërimin e Loxhës në Policinë e Kosovës e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Pejë për Gazetën Insajderi.

    Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë, ka deklaruar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    “Lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një person i dyshuar, për 48 orë”, ka thënë Nikçi.

    Disa ditë më parë, në një deklarim për Klan Kosova, Valon Loxha kishte deklaruar se kjo që po bën nuk është vjedhje.

    Ai pati thënë se i merr veturat që i gjen të hapura, ndërkaq e quante budallallëk të pronarëve se pse ata harrojnë t’i mbyllin veturat e veta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark