×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Pëlqim apo lojë? Eksperti i gjuhës së trupit zbërthen marrëdhënien Tea-Luiz brenda BBV

    Insajderi
    30 January 2023 - 12:13

    Eksperti i gjuhës jo verbale Ksenofon Ilia i ftuar në Fun Club Big Brother VIP shpjegoi se çfarë tregon gjuha e trupit e Teas kundrejt Luizit.

    Ai shprehet se Tea ka një pëlqim për Luizin, bazuar në veprimet e saj, ndërsa lë të hapur diskutimin se ditët do e tregojnë nëse kjo është lojë nga ana e saj apo tërheqje e sinqertë, pasi artisti është një prej konkurrentëve më të fortë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Ksenofon Ilia: Po të shikoni sytë e vajzës shkëlqejnë dhe zmadhohen në mënyrë të atillë duke i dhënë pëlqyeshmërinë e saj djalit. Në fotografi shprehet hapur, hapja e krahëve tregon një shfaqje të hapur pëlqimi, sytë, buzëqeshja, bebëzat tregojnë se ka një pëlqim të hapur të pa bërtitur, me gjuhën e trupit tregon se ka pëlqim. Ajo e bën me nën vetëdije dhe e shfaq atë, shikimi i saj është i çiltër, e shikon në dritë të syrit. Luan apo nuk luan do e shikojmë më vonë.

    Kur kemi dy njerëz të dashuruar ata mjaftojnë dhe ecin me të njëjtin ritëm, mund të kemi dhe qasje të atij ndaj saj. Përkulja e qafës në njërin krah tregon përulësi. Dora në xhep, nëse është bërë jashtë fotoja, mund të jetë ftohtë, njerëzit kur i kanë duart në xhep tregojnë se nuk duan të flasin shumë, në këtë kuadër duhet parë se si dhe kur në ç’ rrethana i bëjnë këto veprime, nuk mund të gjykojmë vetëm me një foto.

    Ardit Çuni: A mund të aktrojë njeriu?

    Ksenofon Ilia: Mund të bien pre edhe të aktrimit të tyre, ata janë lojtarë.

    Ardit Çuni: Nuk e kam akoma të qartë por di të them që duket se ka filluar të ketë një farë pëlqimi.

    Ksenofon Ilia: Ditët në vazhdim do e tregojnë nëse po luajnë apo jo, por kemi një shfaqje simpatie.

    Kujtojmë se deklarata e Luizit “po të mos ishte Kiara, do isha çift me Tean”, dhe shikimet e Teas drejt tij kanë shkaktuar diskutime të shumta në rrjet nëse mes tyre mund të lindë më shumë se shoqëri.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark