×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pensione më të larta për gratë në Zvicër

    Insajderi
    18 September 2021 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gratë e brezit kalimtar të prekur nga rritja e moshës së pensionit nga 64 në 65 vjeç duhet të marrin një pension shtesë që varion nga 100 dhe 240 franga në muaj, në varësi të pagës së tyre vjetore gjatë punës, propozoi Këshilli i Shteteve.

    “Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur”, tha ministri i Shëndetësisë, Alain Berset.

    Mosha e pensionit për gratë u rrit nga 64 në 65 në qershor të këtij viti, si pjesë e reformës më të gjerë për të stabilizuar skemën e pensioneve deri në vitin 2030./albinfo.ch

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark