Ish-mbrojtësi i Liverpool-it, Daniel Agger, ka përfunduar karrierën e tij në futboll në moshën 31 vjeçare.
Agger, i cili ka pasur shpesh probleme me dëmtime, lajmin e ka dhënë përmes një njoftimi në Twitter.
“Faleminderit për përkrahjen tuaj. Ka qenë një përvojë e shkëlqyeshme. Jam i pikëlluar, por ky është vendimi më i mirë. Jam krenar për karrierën time,” ka shkruar ai.
Edhe pse është përballur me lëndime të shpeshta, vendimi i tij mund të vije si befasi për tifozë të futbolli.
Agger u largua nga Liverpool në vitin 2014 dhe iu bashkua ekipit danez Brondby.
Ai ka luajtur edhe për kombëtaren daneze./Insajderi.com