×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pentagoni ul nivelin e luftimeve midis ushtrisë afgane dhe Talebanëve

    Insajderi
    04 May 2021 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pentagoni i SHBA-së ka ulur nivelin e luftimeve midis forcave të qeverisë Afgane dhe Talebanëve, që shpërthyen gjatë fundjavës, duke thënë se nuk do të ketë ndikim në procesin për tërheqjen e forcave të huaja nga Afganistani, që është duke vazhduar.

    Ajo që pamë ishin sulme të vogla ngacmuese, nuk patën ndikim të rëndësishëm në personelin, pajisjet dhe bazat tona. Ne nuk kemi parë ende asgjë që mund të ndikojë në largim”, thotë për gazetarët zëdhënësi i Pentagonit John Kirby. Talebanët dhe ushtria afgane janë përplasur në disa provinca, përfshirë ish-fortesën e rebelëve të Kandahar, informon Ora News.

    Në të njëjtën kohë, Uashingtoni po konsideron lëshimin e vizave të udhëtimit për përkthyesit Afganë, të cilët ndihmuan ushtrinë amerikane dhe tani kanë frikë se do të shënjestrohen kur forcat e huaja të largohen nga vendi”, shton zëdhënësi i Pentagonit.

    Ndërsa mijëra ish-përkthyes afganë presin përgjigje për kërkesat e tyre për viza në SHBA, Kirby thotë se Pentagoni është në bisedime me Departamentin e Shtetit , i cili është përgjegjës për çështjen. “Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, e di mirë mbështetjen që kemi marrë gjatë 20 viteve të fundit nga Afganët në role të ndryshme,” tregon Kirby.
    Ai është gjithashtu i vetëdijshëm për rreziqet, që këta njerëz kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin me familjet e tyre, duke mbështetur jo vetëm Shtetet e Bashkuara por edhe partnerët e NATO-s dhe Koalicionit.

    Në një raport të publikuar në fillim të prillit, Universiteti Brown në Shtetet e Bashkuara tha se në vitin 2019, rreth 19.000 kërkesa për viza nga Afganët, që punuan për qeverinë e SHBA si përkthyes ose në pozicione administrative nuk ishin konsideruar ende.
    Dhuna ndaj forcave të ushtrisë afgane është intensifikuar në javët e fundit, me më shumë se 100 anëtarë të forcave afgane të sigurisë të vrarë.

    Të hënën, zyrtarët lokalë thanë se kryengritësit talebanë sulmuan një post ushtarak në provincën jugperëndimore të Farah, duke vrarë të paktën shtatë ushtarë afganë .Të dielën, Ministria Afgane e Mbrojtjes njoftoi se, më shumë se 100 kryengritës ishin vrarë në 24 orë, në luftimet midis forcave qeveritare dhe Talebanëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark