Penza e rikthen titullin në qytetin e basketbollit në Pejë. Vajzat pejane treguan lojë të shkëlqyeshme në Prizren dhe e gjunjëzuan me rezultat 77:63 (22:22, 23:20, 18:11, 14:10) Bashkimin, në kuadër të finales së pestë të play-off-it të EBC Ligës së Kosovës në basketboll.
Ky është titulli i katërt për Penzën në historinë e ekzistimit si klub.
Pejanet e mundën Bashkimin në seri të fitoreve me rezultat 3:2.
Në çerekun e parë u zhvillua lojë me rivalitet të madh dhe përfundon me rezultat baras (22:22).
Edhe çereku i dytë u karakterizua me lojë të fortë dhe pejanet në epërsi me 3 pikë (45:42).
Çereku i tretë ishte në favor të Penzës, që shkëputen në epërsi me 10 pikë (63:53), një epërsi që i dha edhe më shumë zemër në çerekun e fundit.
Në minutën e 35-të, Penza thelloi epërsinë në 13 pikë (71:68), ndërsa prizrenaset assesi të gjenin formulën e përmbysjes së epërsisë së rivales.
Penza triumfon midis Prizrenit me rezultat 77:63 dhe stoliset me titullin e kampionit.
Basketbollistja Gabrielle Cooper është me efikasja me 20 pikë të Penza, e ndihmuar nga Valbona Bytyqi 15, Arbnore Perquku 14, Ashlie Howell 12, ndërsa te Bashkimi Aisha Balarabe me 20 pikë. /Insporti.com/