×
  • Sport
  • Sport

    Pep Guardiola e do gjermanin në Manchester City

    Insajderi
    03 February 2016 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ylli i ri i Shalkes, Leroy Sane, ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave evropiane dhe Pep Guardiola e ka atë synim kryesor për ta transferuar në Manchester City sezonin e ardhshëm.

    20 vjeçari i Shalkes me paraqitjet e tij ka bërë që për të, të interesohen klubet gjigante spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona dhe konsiderohet si një nga futbollistët më me prespektivë në Gjermani.

    Tekniku katalunas njihet si një admirues i madh i gjermanit.

    “Sane është një talent i madh dhe mund ta përgëzoj Gjermaninë për prodhimin e talenteve si ai”, kishte thënë Guaridola në një prononcim të mëhershëm duke komentuar futbollistin.

    Leroy Sane ka zhvilluar 26 ndeshje për Shalken këtë sezon duke arritur të shënoj 6 gola.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark