×
  • Lajme
  • Lajme

    Për 10 muaj Turqia fiton miliona euro nga Kosova

    Insajderi
    17 November 2022 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Turqia ka eksportuar 17.29 miliardë dollarë brenda 10 muajve të vitit 2022 nëpër vendet e Ballkanit.

    Në Kosovë, Turqia ka eksportuar 520.38 milionë dollarë brenda kësaj periudhe, ka raportuar Anatolia.

    Rumania prin më 5.22 miliardë dollar import, pasuar nga Bullgaria me 3.76 miliardë, Greqia 2.38 miliardë, Serbia 1.43 dhe më pas Sllovenia prej 1.36 miliardësh.

    Nën një miliardë vlerë importi është Shqipëria me 836.63 milionë dollar, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina me 602.47 milionë, pastaj vjen Maqedonia e Veriut me 537.75 milionë, Kosova me 520.38, Kroacia 482.64 milionë dhe Mali i Zi më së paku me 128.12 milionë.

    Sektori I materialeve dhe produkteve kimike janë sektorët që prijnë në shitje në vendet e Ballkanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark