×
  • Lajme
  • Insajderi

    Për 24 orë policia gjobiti 731 qytetarë për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

    Insajderi
    06 March 2021 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar  masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në vazhdimësi janë duke marrë gjoba nga Policia e Kosovës.

    Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 731 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19.

    Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

    Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark