×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Për herë të parë, një grua do të gjykojë në një ndeshje të ligës elitare italiane

    Insajderi
    29 September 2022 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Serie A e futbollit do të shkruajë një faqe të re në histori të dielën, pasi në një nga ndeshjet e saj, për herë të parë, drejtësia do të vendoset nga një grua.

    Gjegjësisht, në ndeshjen mes Sassuolos dhe Salernitanas që do të luhet të dielën, në qendër të fushës do të jetë Maria Sole Ferreira Caputi, e cila do të mundohet të mbajë gjithçka në rregull dhe të hyjë në tekstet e futbollit, njoftojnë mediat italiane.

    Më parë ajo ka ndarë drejtësinë në ndeshjet e renditjes më të ulët në Serinë B, por edhe në kampionatet e të rinjve.

    Ndeshja në stadiumin “Mapei” do të luhet nga ora 15:00 dhe është një duel i drejtpërdrejtë mes dy skuadrave që ndodhen në mes të tabelës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark