18:20 - 05 Korrik 2022

Nuredin Lushtakut, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Në momentin gjatë transferimit për në Qendrën e Paraburgimit, Lushtaku duke iu drejtuar gazetarëve, të njëjtit i ka pyetur “a u kënaqët”.

Se për kë ishte mesazhi “a u knaqt” i Nuredin Lushtakut, tregoi avokati i Arif Lushtakut, Haxhi Millaku, në Frontal të t7.

“Qe tkallzoj unë, a po don edhe me figura. Skenderaj është qërim hesapesh të interesave politike të katër rrymave dhe rrymës që i përket ky e që i ka themelet në gjak të 57 anëtarë të familjes tjerët e kqyrin për interesa politike dhe “ky don të na hin në politike”. Ia kajti, s’ia kajti dikujt kjo është vërteta, ndërsa tjerët duke shiqu fallin e zi, disa parti pacifiste, e disa tjera, kuazi marksiste, përçaje dhe sundo, 2/3 u  knaqë. Emra janë këta, deshifroni. Edhe shikuesit e dijnë se kush janë lumpen proletariati, kush janë grupacionet e luftës që janë përçarë, e dijnë edhe kuazi pacifistat”

Në pyetjen se a ka gjithçka të bëjë me qërime hesapesh politike, Millahu tha se “themelet janë qaty”.