12:23 - 21 Janar 2022

Në seancën e Kuvendit të Kosovës janë të pranishëm 83 deputët.

Në seancë është duke munguar Lista Serbe kjo edhe ka pamundësuar që të shqyrtohet projektligjit për festat zyrtare.

“Më duket po i rikthehemi për herë të tretë këtij projektligji për ndryshimin dhe plotësimin për Ligjin festat zyrtare në Republikën e Kosovës. Por, ky ligj e kërkon për shkak të Kushtetutës një trajtim specifik edhe duke qenë komunitetet tjera në sallë, duke pas parasysh që përfaqësuesit serb nuk janë në seancë, atëherë nuk mund të procedojmë fare me këtë projektligj”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe sot ka dështuar votimit në Kuvend i marrëveshjes që ka për synim refomrimin e skemës së ndihmës sociale.