×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Për Rina Balaj ka diçka më të keqe se ndarja me dashurinë e jetës

    Insajderi
    07 December 2022 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja Rina Balaj u përfol shumë në mediat rozë kur i dha fund lidhjes me ish-partnerin e saj Sin Boy.

    Krahas dhimbjes të humbjes së dashurisë, për Rina Balaj ka diçka më të keqe dhe kjo ka të bëjë me “vuajtjet” në palestër.

    Në një postim në Instastory, reperja ka shkruar: “Të vjellësh në palestër është më keq se sa të ndahesh nga dashuria e jetës tënde.”

    Katër vite më parë Rina Balaj dhe reperi Sin Boy nisën romancën e tyre, të cilën s’mundën ta mbanin dot për shumë gjatë të fshehtë nga publiku. Në 2020, kur kishin dy vite bashkë, ata konfirmuan se janë në një lidhje.

    Pak kohë më parë reperja Rina Balaj konfirmoi ndarjen e saj nga Sin Boy, pas një lidhjeje disavjeçare.

    Ndërsa artistja ka folur në një intervistë edhe në lidhje me arsyet e ndarjes. Rina ishte e ftuar në rubrikën “50 pyetje” në “Prive”, ku mes të tjerash ajo zbuloi se dy nga arsyet e ndarjes nga reperi kanë qenë fakti se lidhja ishte bërë toksike dhe distanca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark