×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Për shmangien e zgjedhjeve të parakohshme duhet të dëgjohen ndërkombëtarët”

    Insajderi
    29 January 2023 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zgjedhjet e parakohshme janë përmendur ditëve të fundit si shkak i mosarritjes së marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë. Analistët theksojnë bashkëpunimin që duhet ta ketë Kosova me akterët ndërkombëtarë.

    Analisti politik, Shemsi Jashari në një përgjigje për Ekonomia Online theksoi se ShBA dhe BE-ja e kanë në plan të shtyjnë përpara agjendën për marrëveshjen finale duke dërguar ndërmjetësues në Kosovë.

    “E kemi paralajmërimin edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të dërguarit e tyre dhe të BE-së të vijnë në Kosovë javën që vjen dhe kjo tregon që kjo agjendë do të shtyhet përpara”, tha Jashari.

    Sa i përket opozitës, Jashari vlerëson se opozita ka marrë vetëbesim kohëve të fundit pas veprimeve të Qeverisë.

    “Të gjitha këto telashe që i kemi dhe duket se opozita ka marrë pak a shumë vetëbesim nga kjo dhe një dështim eventual në procesin e dialogut, e që është ndoshta momenti kyç që mund ta rrëzojë këtë Qeveri, e gjejnë vetën të përgatitur për t’i hyrë një garë në zgjedhjet nacionale”, tha Jashari, njohës i çështjeve politike.

    Ai theksoi se ajo se çfarë nuk i duhet Kosovës është status quo-ja dhe përmendi dy vendimet që janë në dëm të Kosovës.

    “Ajo çka nuk i duhet Kosovës është status quo-ja…, vetëm javën e fundit kemi dy vendime të cilat Kosovën e dëmtojnë, siç ishte edhe përjashtimi prej një komisioni në Këshillin e Evropës atje, mandej tërheqja e njohjes prej një shteti”, potencoi Jashari.

    Ndërkaq Fidan Ukaj për Ekonomia Online foli për planin franko-gjerman ku tha se nëse ky plan është i garantuar nga ShbBA ne duhet të bashkëudhëtojmë me ta.

    “Përderisa garantuesit e këtij plani janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne duhet të bashkëudhëtojmë me ta dhe besojmë në garancat e saj”, tha Ukaj.

    Ai gjithashtu tha se roli i opozitës është që gjithmonë të jetë e gatshme për zgjedhje.

    “Roli i opozitës është që gjithmonë të jetë e gatshme për zgjedhje të ardhshme”, theksoi Ukaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark