×
Show / Fashion

Për ta qetësuar foshnjën e frikësuar, protestuesit libanezë bëjnë këtë veprim

Insajderi
22 October 2019 - 12:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Derisa në njërën prej rrugëve të Libanit po zhvilloheshin protesta të tensionuara, në mes të rrugës ndodhi një skenë e mirë. Protestuesit të gjithë u bënë bashkë për ta kënduar një këngë, e cila u pëlqen thuajse të gjithë fëmijëve.

E këndimi i saj në kor, nga protestuesit libanezë, u bë për një arsye të vetme. Për ta qetësuar një foshnje e cila në momentin kur protestuesit ishin në rrugë, ajo nisi të qajë.

E gjithë ngjarja u regjistrua nga nëna e foshnjës. Eliane Jabbour po udhëtonte nëpër rrethin Baabda, e vetme me djalin 15 muaj Robin kur u ndesh me turmën e protestuesve.

“Unë u thashë atyre: Jam me fëmijë, ju lutem mos bërtisni shumë”, tha ajo për CNN.

Videoja u përhap shpejt në Liban – aq shpejt, tha Jabbour, që burri i saj e pa videon para se ajo t’i tregonte për këtë.

https://www.facebook.com/elianoyano/videos/10156204330376595/?t=0

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark