×
  • Lajme
  • Insajderi

    Për të tretën herë brenda ditës, Lushtaku publikon foto nga tubimet partiake ku thyhen masat antiCovid

    Insajderi
    17 January 2021 - 23:03

    Sami Lushtaku, Kryetar i PDK-së në Skenderaj, ka postuar një fotografi nga një odë në Vojnik ku shihet disa persona të grumbulluar.

    Personat në fotografi të cilat i ka shpërndarë Lushtaku shihet se nuk po e mbajnë distancën e as maskat.

    E ky është postimi i tretë i Lushtakut brenda kësaj dite, ku shihen mbledhjet e PDK-së pa distancë e pa maska.

    Në fotografi shihen edhe kandidatët për deputetë, Ardian Kastrati, Ganimete Musliu, Evgjeni Thaçi-Dragusha dhe Mihane Kadriu.

    “Vojniku ashtu si gjithmonë kur është nevoja, është i bashkuar në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës. Ky vend është i brymosur me PDK-në dhe këtë e dëshmuar gjithmonë. Ky vend të jap vullnet e motiv për të rrugëtuar drejt fitores”, ka shkruar Lushtaku.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark