×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Për t’i kthyer pas akrepat e 1000 orëve të Mbretëreshës duhen plotë 40 orë punë

    Insajderi
    25 October 2020 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ashtu si çdo vit, java e fundit e tetorit sjell me vete ndryshimin e orës. Në natën e së shtunës, 24 tetor, duke u gdhirë dita e diel, në orën 03:00, duhet të kthejmë mbrapsht akrepat për 60 minuta për t’i vendosur në orën 02:00.

    Sigurisht që në epokën ku jetojmë, diçka e tillë kalon pa u vënë re sepse detyrën për këtë kthim mbrapsht të akrepave e bën automatikisht teknologjia. Por, ekzistojnë ende disa orë që duhen përshtatur manualisht dhe dita e ndryshimit të orës përbën një ditë pune intensive për stafin e Mbretëreshës Elizabetë.

    Mendohet se do të shpenzohen 40 orë kohë për të ndryshuar akrepat e rreth 1000 orëve që zotëron Mbretëresha. 600 ndodhen në Buckingham Palace, 400 në Kështjellën Windsor dhe 50 në Palace of Holyroodhouse.

    Për ta bërë këtë punë edhe më të vështirë, duket se përgjegjësia për ndryshimin e orëve në një vend është e vetëm një personi. Fjodor van den Broek tha për BBC se atij do t’i duhen 16 orë kohë për të kthyer mbrapsht akrepat e orëve në Kështjellën Windsor.

    “Jam vetëm unë dhe kam një koleg në Buckingham Palace që ndërron të gjithë orët atje. Përveç kësaj pune në këtë ditë të vitit, kam detyrën që t’i kontrolloj çdo javë pasi disa ulin ritmin dhe disa e shtojnë, duke ecur përpara. Kanë nevojë për mirëmbajtje sepse disa prej orëve janë 200 apo 300-vjeçare”, shpjegon Fjodor van den Broek.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark