×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Përballja e fundit mes Trumpit dhe Bidenit para zgjedhjeve

    Insajderi
    22 October 2020 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti amerikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, do të përballen të enjten në mbrëmje me orën lokale, në debatin e fundit përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

    Në debatin 90 minutësh të shtatorit të dy kandidatët Trump dhe Biden u përplasën duke e ndërprerë disa herë njëri-tjetrin, gjë që u konsiderua nga ekspertët amerikanë të shkencave politike, si debati më i keq presidencial në histori.

    Nisur nga kjo, komisioni i pavarur për debatet presidenciale ka vendosur këtë herë që ta mbyllë mikrofonin e njërit kandidat, ndërsa tjetri flet për dy minuta në përgjigje të pyetjeve për gjashtë çështje që ka zgjedhur moderatorja Kristen Ëelker e “NBC Neës”.

    Sipas komisionit nëse Presidenti Trump dhe demokrati Biden nuk përpiqen të ndërpresin njëri-tjetrin gjatë komenteve hapëse dy minutëshe, votuesit e pavendosur amerikanë, mund të krijojnë një ide më të qartë se në ç’drejtim do ta çojë vendin secili prej tyre kur të marrë detyrën në 20 janar.

    Pas dy minutave të përgjigjeve, mikrofonët e kandidatëve do të hapen përsëri dhe një skenar përplasjesh si herën e parë mund të përsëritet. Kandidatët Trump dhe Biden shkëmbyen një varg talljesh, fyerjesh dhe komentesh ndaj njëri-tjetrit, me ndërprerjet që e bënin të vështirë herë pas here për shikuesit.

    Por duket se shumë gjëra kanë ndryshuar midis debatit të parë dhe atij të së enjtes, i cila mbahet një një sallë debatesh në Universitetin Belmont në Nashville, Tenesi.

    Debati i dytë i planifikuar për javën e kaluar u anulua, pasi Trump u prek nga koronavirusi dhe u shtrua në spital për tre netë. Kjo e bëri komisionin të vendoste që kandidatët të debatonin virtualisht, por presidneti Trump refuzoi dhe takimi u anulua.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark