×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përcillet me lot në sy i riu që e la Kosovën, “Ashtu siç u nise i dëshpëruar për në dhe të huaj, njësoj më le mua në atdheun tënd dhe timin

    Insajderi
    18 November 2022 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I riu lë Kosovën, vëllai e përcjell i mërzitur pasi para tij i kishte përcjellë edhe 5 vëllezërit e tjerë.

    I riu Kushtrim Balaj dje ka lënë Kosovën për një jetë më të mirë.

    E atë e ka përcjellur për mërgim vëllau i tij Ismet Balaj.

    Ismeti u shpreh i mërzitur për këtë situatë, pasi theksoi se përveç Kushtrimit në mërgim i ka përcjellur edhe 5 vllezër të tjerë.

    Postimi i plotë:

    I thyer, i rënduar, i lodhur, i merzitur pas përshëndetjes që ja bana vëllaut tim i cili sot mori rrugën e mergimit.

    M’ka ra shumë herë me ba këso përshëndetjesh t’hidhura e deshpëruese.

    Para Kushtrimit e përcolla Ramën, Fejzën, Agimin, Pajtimin, Labinotin, e sot edhe Kushtrimin.!!

    Jam mbetë krahthyer, kurr ma i dobët nuk jam ni, kurr ma përtokë nuk e kam pa vetën.

    Edhe shtëpin e pashë sot ma të dobët, edhe arat e fushat ku dikur i kemi punu mu duk që rënkonin.

    Rruga e mbarë Kushtrim
    Ashtu qysh u nise ti i deshpëruar për në dhe të huaj, njesoj të dëshpëruar e të coptuar me le mua në atdheun tënd dhe timin.!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark