×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përdhunimi i 11 vjeçares e sulmi seksual ndaj 6 vjeçares – Dy rastet e fundit që tronditën vendin brenda një muaji

    Insajderi
    30 August 2022 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekrem Rexhepi dhe katër persona tjerë të mitur dyshohen se kryen aktin mizor të përdhunimit, për shtatë orë, të një vajze 11 vjeçare në Prishtinë. Përveç Rexhepit, vëllaut të tij të mitur policia i ka kapur edhe dy të dyshaurit tjetër po ashtu të mitur, është identifikuar edhe personi i pestë por që është ende në kërkim të policisë. Përveç këtij akti që tronditi vendin, para pak javë një rast tjetër i rënd ndodhi në një market në kryeqytet. 50 vjeçari, pronar i marketit e sulmoi seksualisht një vajzë 6 vjeçare.

    Dy vajza të mitura kanë qenë pre akteve çnjerzore të përdhunimit dhe sulmit seksual brenda një muaji në Prishtinë.

    Njëra është 11 vjeçare e tjera 6 vjeçare.

    E para u përdhunuar për shtatë orë nga pesë persona. Britmat e saj kur u kap nga tre të miturit në park nuk i dëgjoi asnjë dëshmitarë, por thirrej së njërit prej të dysharve iu përgjigj vëllau 26 vjeçar i cili e mori viktimën dhe vazhdoi përdhunimin.

    Ndërsa sulmi ndaj 6 vjeçares ndodhi në marketin e lagjes së saj, nga pronari 50 vjeçar, shkruan Gazeta Insajderi.    

    Tmerri i madh i jetës se vajzës 11 vjeçare, nisi në parkun e lagjes Arbëria në Prishtinës, kur dy të mitur nisën përdhunimin e saj. Mandej këta të dyshuar thirrën edhe tre djem të tjerë njëri prej të cilëve 26 vjeçar, duke e larguar viktimën nga aty për ta përdhunuar edhe në lokacione tjera sipas prokurorisë.

    I dyshuari krysore është Ekrem Rexhepi, 26 vjeçar i ngarkuar edhe me tri aktakuza tjera. Vëllau i tij, i mitur dhe tre të tjerë po ashtu të mitur. Njëri edhe pse i identifikuar nuk është kapur ende nga Policia e Kosovës.  

    Sipas prokurorisë pesë personat e kanë përdhunuar të miturë. E detajet e rastit të rëndë, përshkruhen në dosjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

    Detajet e prokurorisë tregojnë për tmerrin që përjetoi, 11 vjeçarja pasditen e së shtunës deri në mesnatë kur edhe u gjetë, e rastin e lajmëroi bashkë me nënën e saj në polici.

    Në deklaratën e dhënë në polici, e mitura rrëfen se “përderisa ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.

    “Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa perosni tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”.

    “Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria në dosje.

    Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhenie me të.

    Kjo ngjarje e tmerrshme dyshohet se nisi në parkun e lagjes Arbëria e më pas në disa lokacione tjera.

    Sipas Prokurorisë, 26 vjeçari Ekrem Rexhepi, kishte arritur në park me veturën pickup.

    “I pandehuri ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij i mitur. Pastaj i pandehuri ka shkuar me (veturë) “PickUp” te parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh. S. dhe G. J., dhe të dëmtuarën”.

    “Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe Xh. S. ndërsa i pandehuri së bashku me G. J. dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E. R. ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, thuhet më tej në dosjen e Prokurorisë.

    Bazuar në dëshminë e nënës së 11 vjeçares, thuhet se vajza kishte dalë nga shtëpia, të shtunën në orët e mbrëmjes dhe nuk ka pasur asnjë informacion për fatin e saj.

    Ajo u trondit, kur pas mesnate, vajza u gjet dhe në gjendje të keqe emocionale rrëfeu se çfarë i kishte ndodhur.

    Ndaj dy vëllezërve Rexhepi tashmë gjykata ka shqiptuar nga 30 ditë paraburgim. Dy të dyshuarit tjerë janë në ndalim, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për personin e pestë të identifikuar që ndodhet në arrati.

    “Ti çikën e kishe pranë, ia kishe zgjeruar këmbët, edhe ishe duke e puthur” – detajet rrëqethëse të abuzimit seksual të 50 vjeçarit ndaj 6 vjeçares në market

     Rasti tjetër tronditës ndodhi në muajin korrik. Viktima e sulmit seksual është një vajzë 6 vjeçare, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në njërin prej marketeve në kryeqytet, një vajzë 6 vjeçare ishte sulmuar seksualisht nga një person moshën mbi 50 vjeçare. I njëjti është pronar i maketit, ku edhe ndodhi akti i tmerrshëm.

    Sulmi seksual ndaj 6 vjeçarës u zbulua nga fqinjët e të dyshuarit të cilët kishin shkuar në market pikërisht në kohën kur 50 vjeçari po e sulmonte atë.

    Ata u përballën me të duke e gjiruar. Detajet rrënqedhëse të sulmit seksual merren vesh nga kjo video që kishin bërë.  

    Në video dëshmitarët dëgjohet duke i thënë abuzuesit se “kur hyra, ti çikën e kishe vendosur në bel, ia kishe zgjeruar këmbët, edhe ishe duke e puthur”, shkruan Insajderi.

    Sipas tyre, kur fillimisht e kishin pyetur 50 vjeçarin se çka e kishte vajzën ai u ishte përgjigjur se e ka mbesë.

    “Më fal zotëri… kur të pyeta për këtë çikën, pse the se është e imja?

    Herën e dytë kur kemi ardhur ke thënë babagjyshi!”, pyet dëshmitari X.

    Kurse i dyshuari, aludon se ishte provokuar nga viktima 6 vjeçare.

    “Kjo donte të luante, se është shumë e lazdruar, kjo është fëmijë për mua”, është shprehur i dyshuari 50-vjeçar, teksa shtoi se “nuk e kisha qëllimin e keq”.

    Dëshmitari teksa i drejtohet të dyshuarit, i thotë se “ai ishte qëllim i keq, se unë kur hyra, ti çikën e kishe vendosur në bel, ia kishe zgjeruar këmbët, edhe ishe duke e puthur”.

    Por, i dyshuari i qëndron fjalës së tij paraprake, se kinse është ndikuar nga viktima 6- vjeçare.

    “… po them se gabimi im është që kam rënë në ndikim të saj, në atë pozitë që të luaj me të se nuk kam pasur absolutisht kurrfarë qëllimi, ai është fëmijë për mua, unë 4 a 5 herë gjysh jam, nuk është diçka, mos e bëj Zot as që më shkon mendja”, thotë ai.

    Pas gjithë konfrontimit të zgjatur për disa minuta, i dyshuari kupton se është njoftuar policia për rastin.

    Derisa dëshmitarët presin ardhjen e njësisë përkatëse policore, i dyshuari tenton të largohet nga vendi i ngjarjes.

    Madje në një moment, në pamjet e siguruara nga Portali Dukagjini, shihet derisa mundohet të ikë me veturën e tij, duke i rrezikuar edhe të pranishmit.

    Pas arrestimit të tij, Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit H.M.

    Gjykata ka treguar arsyet pse ia ka caktuar paraburgimin.

    “Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës së ndjeshme – e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale,ndikimit në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të pandehurin në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”, thuhet në komunikatë.

    Tmerri nuk ndalet me këto dy raste.

    Të hënë raportohet se në mes të ditës është sulmuar seksualisht edhe një 21 vjecare.

    Ajo sipas Prokurorisë së Prishtinës është futur me dhunë në një veturë nga dy persona, të cilët e kanë sulmuar seksualisht.

    21 vjeçarja ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit kanë ikur dhe janë në ndjekje të policisë.

    Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovë, të cilët thanë se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

    “SULM SEKSUAL-Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 28.08.2022 – 16:00. Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të pa njohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e PK-së. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark