×
  • Sport
  • Sport

    Përforcimi më i ri i Realit, Joselu: Nuk kam ardhur për ta zëvendësuar Benzeman

    Insajderi
    20 June 2023 - 17:05

    Real Madrid ka prezantuar sot afrimin më të ri në skuadër. Sulmuesi Joselu ka marrë fanellën me numrin 14 ndërkohë që Reali duket se po përgatitet për një tjetër sulmues pasi numrin 9 vazhdon ta mbajë ende të lirë.

    Sulmuesi u shpreh i lumtur duke shtuar se ka firmosur me klubin e zemrës. Ai thotë se te Reali nuk zëvendëson Benzeman sepse ka një tjetër karakteristikë si lojtar, teksa flet edhe për familjen.

    “I kërkoj falje familjes sime, bashkëshortes dhe fëmijëve sepse nuk ju kisha treguar asgjë. Ëndrra ime ishte të kthehesha dhe sot jam këtu. Nuk kam ardhur për të zëvendësuar Benzeman dhe nuk dua të bëj krahasime sepse unë jam një lojtar me të tjera karakteristika. Benzema është ndër sulmuesit më të mirë në botë. Numri 14? Për mua është fat që kam një ndër numrat më të rëndësishëm te Reali. Kam pasur numrin 9 te të rinjtë e Realit. Kurrë nuk e kam fshehur ndjenjën e madrilenit brenda vetes dhe dua që të jem gjithmonë sa më natyral”, ka deklaruar Joselu.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark