×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfshirja e fëmijëve në punë të rënda mbetet ende shqetësim për institucionet e Kosovës

    Insajderi
    16 July 2019 - 10:58

    Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, kryesoi sot takimin e Komitetit Kosovar për Parandalimin dhe Eliminimin e Punës së Fëmijëve.

    Me këtë rast zëvendësministri Makolli tha se në kuadër të masave për mbrojtjen e kësaj kategorie, MPMS ka lidhur marrëveshje mirëkuptimi me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës, “me qëllim të funksionalizimit të mekanizmave në nivel lokale për parandalimin dhe eliminimin  e punës së fëmijëve,  mbrojtjen dhe riintegrimin e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda dhe të rrezikshme”.

    Makolli ka shtuar se është përgatitur plani i veprimit për Komitetin Kosovar për Parandalimin dhe Eliminimin e Punëve të Rënda të Fëmijëve, si dhe janë lidhur marrëveshje bashkëpunimi me partnerët institucionalë, MASHT, institucionet e rendit dhe sigurisë, asociacionet e biznesit, Këshillin Ekonomik Sociale, si dhe OJQ-të e ndryshme që trajtojnë dhe avokojnë mbrojtjen e fëmijëve nga punët e rënda dhe të rrezikshme.

    Zëvendësministri Makolli ka nënvizuar se Kosova po krijon kushtet për mbrojtjen e fëmijëve nga punët e rënda duke plotësuar kornizën ligjore për adresimin e punës së fëmijëve, me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili është në  proces  dhe pritet të miratohet së shpejti në Kuvend.

    Për të adresuar çështjen e punëve të rënda dhe të rrezikshme për fëmijët, Qeveria e Kosovës i ka dhënë prioritet në Strategjinë dhe Planin e Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve 2019-2021.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark