Janë mbyllur tashmë ndeshjet e xhiros së 10 në Ligën e Parë. Dy sosh u zhvilluan sot.
Phoenixi mposhti Trepçën me rezultat 1-2, kurse Drenasi triumfoi minimalisht 1:0 ndaj Vëllaznimit.
Gjakovarët nuk po këndellen asesi, duke mbetur kështu në kuotën e vetëm një pikëve.
Në anën tjetër, skuadra nga Banja me këtë trepikësh mbetet edhe më tutje në garë për një vend që dërgon në barazh.