×
  • Sport
  • Euro 2020

    Përfundojnë edhe vazhdimet, ndeshja shkon në penallti

    Insajderi
    11 July 2021 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nuk kanë mjaftuar dy pjesë nga 15 minuta pas kohës së rregullt për t’u përcaktuar fituesi i Kampionatit Evropian “Euro2020” pasi rezultati është baras 1:1, në finalen e madhe që po zhvillohet ndërmjet Italisë dhe Anglisë.

    Golin për Anglinë e shënoi mbrojtësi Luke Shaw në minutën e dytë, ndërsa për Italina e barazoi Leonardo Bonucci në minutën e 66-të për rezultatin 1:1.

    Italia tentoi më shumë për ta fituar ndeshjen por mbrojtja e fortë e “tre luanëve” iu bëri ballë sulmeve të tyre.

    Tani fituesi do të përcaktohet në penallti. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark