×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Përfundon me sukses edicioni i dytë i UNUM festival – zbulohet pjesëmarrja sipas shteteve

    Insajderi
    09 June 2021 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka përfunduar me sukses edicioni i dytë i festivalit tashmë shumë të njohur UNUM.

    Rana e Hedhun është plazh në Shëngjin të Shqipërisë, që ishte vend nikoqir i festivalit. Ky plazh zakonisht frekuentohet më shumë nga pushuesit nga Kosova dhe Shqipëria. Mirëpo përgjatë festivalit si kurrë më parë u frekuentua nga një numër i madh i turisteve internacional, duke përfshire vende të ndryshme kryesisht nga Evropa, si Franca, Gjermania, Anglia, Zvicra, e të tjera. Mirëpo nuk munguan as vizitorë përtej Evropës, si nga US dhe Izraeli.

    Festivali u mbajt nga data 3 – 7 qershor dhe kishte një numër të madhtë DJ-ve vendor dhe ndërkombëtarë që u përkujdesen për argëtimin e një audience tejet të madhe.

    Ndër DJ-të e famshëm që lëshuan muzikë ishin Ben Klock, Dyed Soundorom, Matheë Jonson, Praslea, Priku, Raresh, Ricardo Villalobos, Sonja Moonear e shumë dj të tjerë.

    Nga disa burime të Insajderit mësohet se në festival ishin rreth 13,750 persona nga vende të ndryshme.

    Sipas këtij burimi numri më i madh i audiencës në festival ishin internacional, duke pasuar me Kosovën, Shqipërinë, Malin e zi, Serbin, Maqedoninë, Francën, Anglinë, Gjermanin, Zvicrën e të tjera.

    Audienca:

    • Internacional: 5800
    • Kosovë: 3300
    • Shqipëri: 2600
    • Mali I ZI, Serbia dhe Maqedonia: 2050.

    Në këtë edicion të UNUM Festival muzika u servua paralelisht në tri podiume të ndryshme duke krijuar laramani të muzikës dhe të atmosferës, duke përfshirë podium edhe në rëre në afërsi të detit.

    Për organizimin e këtij festivali si ngjarja e parë më e madhe që nga situata me COVID 19, është angazhuar edhe qeveria e Shqipërisë, duke ofruar kushte dhe ndihme për një realizim sa më të mirë. Pasi që një numër aq i madh i audiencës ka ndikuar pozitivisht në turizmin e Shqipërisë, posaçërisht të zonës përkatëse.

    I gjithë ky organizim madhështore nuk kaloj pa u përmendur nga shumë media me renome ndërkombëtare si WashingtonPost, The Independent, Euronews e të tjera. Duke e cilësuar si njërin ndër festivalet më të mira të këtij zhanri.

    https://www.youtube.com/watch?v=Mtd3RsGahMg

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark