×
  • LifeStyle
  • Biznes
  • Biznes

    Përfundon me sukses Prishtina Football Fest

    Insajderi
    13 July 2021 - 10:14

    Të dashur miq,

    Organizimit tonë i erdhi fundi. Me nivel të lartë të përkushtimit dhe hixhienës e sigurisë, ia dolëm ta mbanim këtë event edhe në kushte pandemie.

    Emocione të papërshkrueshme, atmosferë feste e brohorimat ishin karakteristika të Prishtina Football Fest, dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunimin tuaj, duke treguar kulturë të lartë e duke e begatuar atmosferën e Prishtina Football Fest.

    Ju jemi jashtëzakonisht mirënjohës që keni zgjedhur t’i ndani emocionet e EURO 2020 me ne, dhe urojmë të jemi prapë bashkë në organizime të tjera.

    Ju falenderojmë shumë çdo pjesëmarrësi, shikuesi dhe krejt Prishtinës për kohën që zgjodhët ta kaloni me Prishtina Football Fest. Një falenderim të veçantë për të gjithë sponsorët, përkrahësit, partnerët dhe natyrisht për stafin që ka bërë një punë të jashtëzakonshme për ta bërë të mundur organizimin unik dhe pa asnje problem.

    Përzemërsisht,

    KD Events & Communications – Prishtina Football Fest.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark