Ndeshja direkte për mbijetesë në mes Drenicës dhe Llapit u zhvillua sot në stadiumin “Bajram Aliu” në kuadër të xhiros së 33’të të Superligës së Kosovës.
Një ndeshje me plot gola të shënuara, u mbyll me fitoren e skuadrës së Drenicës me rezultat 4-2.
Pjesa e parë u mbyll me barazim 1-1, me Drenicën që shënoi që në minutën e katërt dhe me Llapin e cila barazoi shifrat vetëm pesë minuta pas golit të parë.
Pjesa e dytë kishte tjetër skenar, me Drenicës e cila shënoi një fitore të madhe në luftën për mbijetesë, tre golat e Drenicës në pjesën e dytë u shënuan në minutat 48’të, 80’të dhe 87’të, kurse Llapi golin e dytë e shënoi në minutën e 86’të.
Drenica me këtë fitore pozicionohet në vendin e pestë me 41 pikë, pesë pikë larg vendit të 10’të, kurse Llapi më këtë humbje mbet në 39 pikë. /Insporti.com/