×
  • Sport
  • Sport

    Përfundon ndeshja Shkupi- Ballkani, ky është rezultati

    Insajderi
    18 August 2022 - 23:03

    Ka përfunduar me fitoren e Ballkanit me rezultat 2-1 ndaj Shkupit ndeshja e parë e play-off-it të Ligës së Konferencës e zhvilluar te enjten në Shkup.

    Kampioni i Kosovës ia doli që ta përmbys rezultatin pasi ishte ne disavantazh 1-0.

    Vendasit kaluan në epërsi me golin e Adetunjit në minutën e 19’ të ndeshjes, por skuadra e Ilir Dajës riktheu shpejtë baraspeshën pas vetëm katër minutave me golin e Albion Rrahmanit dhe me këtë rezultat skuadra shkuan në pushim.

    Në pjesën e dytë skuadra nga Suhareka tregoi lojë shumë më të mirë dhe arriti që ta shënoj golin e dytë në minutën e 67’ me anë të Meriton Korenicës që realizoi një gol shumë të bukur.

    Ky rezultat është shumë i mirë për Ballkanin para ndeshjes kthyese në “Fadil Vokrri”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark