×
Show

Linda Halimi eliminohet nga American Idol

Insajderi
05 February 2016 - 10:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Këngëtarja nga Kosova, Linda Halimi, arriti që të shkëlqejë në katër fazat e para të garës së njohur American Idol, por rrugëtimi i saj ka mbaruar mbrëmë pasi që nuk ka bindur jurinë për të vazhduar tutje.

Linda u largua nga Kosova me synim që të ndërtoj karrierë ndërkombëtare dhe American Idol konsiderohej si mundësi e mirë që të arrihej deri tek fama botërore.

Edhe pse nuk iu dha pëlqimi nga ana e jurisë, këngëtarja ka shprehur mirënjohje të thellë për stafin e garës.

“Dhashë gjithçka, dhe pavarësisht rezultateve sonte, jam përgjithmonë mirënjohëse stafit te American Idol për mundësinë e dhënë qe emri “LINDITA” te shndërrohet ne emër te njohur ne gjithë botën”, ka shkruar Linda.

Nëse do të kalonte fazën e pestë të garës, Linda do të hynte një garë të ngushtë që përbehet prej vetëm 24 garuesve.

“Falënderoj fansat e mi qe ishin me mua ne çdo moment gjate rrugëtimit tim ne ‘Idol’ dhe medieve botërore dhe shqiptare për mbështetjen e pafund”, tha Halimi .

Por, edhe pse u eliminua nga gara, Linda Halimi ka përfituar diçka tjetër nga e gjithë kjo përvojë.

“Definitivisht ëndërr qe me ne fund m’u realizua! Gjate ditëve te mija si garuese ne “Idol”, kam marrë ftesa marramendëse në muzike, ftesa dhe mundësi për të cilat as nuk i kam menduar se kane ekzistuar me pare..”, ka thënë më tej.

26 vjeçarja nga Vitia, kohë më parë mori pjesë në ” Albanian Idol” dhe arriti deri në finale./Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark