Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll e ka nisur me humbje ciklin kualifikues për “EuroVolley 2021”.
Vashat e Kosovës pësuan humbje nga Mali i Zi me rezultatin 3-0 në sete.
Ndeshja u zhvillua në Podgoricë, aty ku “Dardanet” të shtunën do takohen me Sllovakinë dhe të dielën me Finlandën.
Kujtojmë se në Kampionatin Evropian kualifikohen dy pozitat e para të grupeve.