×
  • Lajme
  • Lajme

    Përgjegjësia për problemin me licencat e autobusit përfundon me doganierët e pezulluar

    Insajderi
    25 November 2021 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me pezullimin e dy doganierëve dhe me gjobitjen e shefit të tyre, duket se përgjegjësia për autobusin e kompanisë “Besa Trans” për momentin përmbyllet këtu. Alsat pyeti në Drejtorinë e doganave nëse përgjegjësia do të shkojë në nivele më të larta dhe nëse ka pasur lëshime të ngjashme edhe më herët me autobusin e djegur, por Doganat tek tani do ta vërtetojnë këtë.

    Drejtoria e doganave

    “Gjatë hetimeve, nëse përcaktohet përgjegjësi për personat e tjerë të përfshirë, sigurisht që do të ketë sanksion përkatës për ta. Për momentin ka lëshime në punë ndërsa nuk mund të përcaktohet nëse ka korrupsion”.

    Nga Doganat njoftuan dje se autobusi i kompanisë “Besa Trans” ka dalë disa herë nga kufiri i Maqedonisë gjatë muajit të kaluar. Për këto kalime do të kontrollohet në mënyrë shtesë nëse është treguar certifikatë nga licenca e transportit, pa të cilën nuk ka mundur të qarkullojë automjeti as brenda e as jashtë vendit.

    Për këto konkluza të Drejtorisë së doganave, Prokuroria publike për momentin nuk ka hapur lëndë për lëshime të mundshme as nga informacionet e marra. Do të priten rezultatet nga hetimi i kolegëve bullgarë.

    Prokuroria publike

    “Nëse në tërë këtë ngjarje vërtetohen edhe elemente të tjera të veprës penale, Prokuroria do të veprojë sipas kompetencave të saja ligjore”.

    Nga Ministria e Transportit për momentin nuk njoftojnë procedurë të mundshme shtesë nga Prokuroria.

    Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

    “Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në kuadër të kompetencave të saj, për shkak të mos respektimit të dispozitave të Ligjit për transportin rrugor, tashmë ia ka marrë licencën transportuesit “Besa Trans”.

    Nga ana tjetër, autoritetet bullgare janë në pritje të përgjigjes nga institucionet e tyre për të kuptuar sesi autobusi ka arritur të hyjë në territorin e tyre.

    “Informacioni për mungesën e dokumenteve për autobusin, ata e konfirmuan lajmin, por detajet duhen parë se çfarë lloj dokumentesh, nëse ajo që është paraqitur në kufijtë përkatës në Bullgari dhe Turqi nuk ka mjaftuar për rregullat ndërkombëtare, andaj duhet të presim që çdo institucion t’u përgjigjet këtyre pyetjeve”- deklaroi Stefan Janev- kryeministër i Bullgarisë.

    Ndryshe, edhe krahas marrjes së lejes së punës, “Besa Trans” mund të vazhdojë të funksionojë. Nëse për drejtuesin e kompanisë nuk ka vepër penale dhe vendim për ndalesë të kryerjes së kësaj veprimtarie, atëherë mund të hapet kompani e re transporti dhe përsëri të bëhet transporti i udhëtarëve

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark