×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përgjysmohet Vetëvendosja e vogël në Lipjan, mbetet vetëm me tre asamblistë

    Insajderi
    09 September 2022 - 16:42

    Vetëvendosje në Lipjan nuk është se ka fituar edhe aq ulëse në zgjedhjet e fundit lokale, por edhe ato që i kishte po i humb dalëngadalë. Nga gjashtë asamblist mbetën vetëm tre, shkruan Insajderi.

    Fadil Spahiu, Fitim Meziu, Shkëlzen Bislimi kanë dhënë dorëheqje nga partia e Albin Kurtit.

    Fadil Spahiu kishte ushtruar pozitat si Nënkryetar i dytë, Sekretar Organizativ, Administrator i Qendrës etj.

    Ai tha se u largua për shkak të gjendje aspak demokratike.

    Kohëve të fundit jemi përballur me situata aspak demokratike dhe denigruese të udhëheqjes së qendrës sonë, veçanërisht të procesit të zgjedhjeve të brendshme, ku drejtuesi i Grupit Punues duke e keqpërdorur pozitën emëruese nga niveli i tretë organizativ, e favorizon një grup të ngushtë të individëve dhe duke i linçuar dhe distancuar aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e tjerë”, ka shkruar Spahiu, transmeton Gazeta Insajderi.

    Edhe Fitim Meziu aktivist e anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan pas largimit ka hedhur akuza ndaj kësaj partie për mungesë të demokracisë.

    Largimin e bëri të ditur përmes një postimi në facebook ku tha se do të vazhdoj të jetë anëtar i pavarur i Kuvendit Komunal.

    Ju njoftoj që nga sot unë nuk do te jem pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.Si Anëtar i Kuvendit Komunal në Lipjan do të jem i pavarur dhe jo në grupin e Asambleistëve te LVV. Kur qëllimi për të cilin je i angazhuar nuk është qëllim për të gjithë aty ske ardhmëri. Shëndeti dhe mirëqenia janë fusha për të cilat do të angazhohem si Asambleist i Pavarur nga votat e jauaja qytetar të nderuar”, ka shkruar ai.

    Meziu la të nënkuptohet se ka dalur i zhgënjyer nga LVV, ndërsa sot thotë se në këtë parti ka shumë padrejtësi.

    Po ashtu, anëtari i Grupit Punues në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Shkëlzen Bislimi, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë dhe nga LVV-ja, shkruan Insajderi.

    Me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se kam vendosur të jap dorëheqje të pakthyeshme nga pozita e anëtarit të Grupit Punues në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, si dhe nga të gjitha aktivitetet brenda kësaj organizate”.

    Bislimi ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje është vetëshkatërruar dhe se nuk mundet më të qëndrojë në një organizatë ku i duhet të flasë si lideri e jo si vetja, teksa ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje është një organizate islamofobe ku nuk respektohen bindjet fetare.

    Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan në krye me Adnan Rrustemin ka fituar 22.96% të votave në zgjedhjet e tetorit 2021. Duke humbur kështu pa balotazh nga Imri Ahmeti i LDK-së, i cili mori gjithsej 56,45% vota.

    Komuna e Lipjanit ka gjithsej 30 asamblistë në kuvend, ndërsa vetëm 6 nga karriget i ka fituar pushteti qendror.

    VV gjithsej në zgjedhjet e fundit i ka fituar 3.937 vota ose 19,42% për asamble komunale.

    Komuna e Lipjanit ka gjithsej 30 asamblistë në kuvend, ndërsa vetëm 6 nga karriget kanë qenë të dedikuara për pushtetin qendror.

    Fitim Meziu kishte fituar 413 vota për asamblenë komunale, Fadil Spahiu kishte marrë 407, ndërsa Shkëlzen Bislimi 177 vota.

    GazetaInsajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark