×
  • Lajme
  • Lajme

    Përjashtimi nga puna për shkak të shamisë – Apeli para pak muajsh e ktheu në punë zyrtaren policore  

    Insajderi
    02 September 2022 - 10:30

    Arsimtarja e matematikës, në një shkollë të komunës së Suharekës, Remzie Lezi, në fashatin Reshtan të komunës së Suharekës është përjashtuar nga puna për shkak të vendosjes së shamisë.

    Këshilli Drejtues i Shkollës “Flamuri i Arbrit”, ka vendosur në mënyrë unanime, që Lezi të përjashtohet nga shkolla.

    “Që duke u mbështetur në UA.nr03/2016, neni 3 pika 7, që ndalon bartjen e uniformes fetare, i gjithë këshilli vendosi unanimisht që nuk i lejohet arsimtares së matematikes, znj, Remzie Lezi ta ushtrojë profesionin e mësuesisë në shkollën tonë”, thuhet në shkresën e shkollës.

    Para shtatë vitesh një rast i ngjajshëm kishte ndodhur në Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Indira Mujaj, e cila ishte shërbyese civile në Policinë e Kosovës u përjashtua nga puna . Arsyeja e këtij përjashtimi ishte shamia e saj.

    Mirëpo Gjykata Themelore e ktheu në punë Mujajn para dy vjetëve. Kundra këtij vendimi ishte Ministria e Punëve të Brendshme, ku edhe bëri ankesë.

    Kjo çështje shkoi në Gjykatën e Apelit që është një shkallë më e lartë, me ç’rast Apeli e rrëzoi ankesën e MPB.

    Vendimi i Apelit u mor në mars të këtij viti.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark