×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përleshje me armë në Prishtinë, lëndohen katër persona

    Insajderi
    01 December 2022 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona pasi janë përleshur mes vete fizikisht duke shtenur edhe me armë.

    Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:00 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë.

    “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme rreth një borxhi  janë përleshur fizikisht në mes veti. Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit kishte shtëne me armë zjarri dhe si pasojë e përleshjes të  gjithë të dyshuarit dhe një dëshmitarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësorë”, njoftoj policia.

    Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe si prova materiale lidhur me rastin kanë sekuestruar një pistoletë me 5 fishek dhe një gëzhojë fisheku. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark