Ka përfunduar me sukses edicioni i tretë i kursit për trajnere femra “Girls’ Football Coaching Course”.
Bashkëpunimi ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Norvegjisë ka bërë që mbi 20 femra të grupmoshave 18-26 vjeçe të fitojnë njohuri teorike dhe praktike në fushën e trajnimit në futboll nga inspektorët norvegjez Onar Nymoen, Irene Lunde dhe Kjell Inge.
Përgjatë katër ditëve këto vajza kanë mësuar elementet bazë të të qenit lider i një skuadre, sikur në fushë ashtu edhe në aspektin teorik.
Në ditën e fundit të kursit është organizuar festival me fëmijët me ç’rast trajneret e reja kanë pasur mundësinë që përmes punës në grupe, të shprehin njohuritë e tyre të marra nga kursi katërditor, i cili është mbajtur në Kampin Nacional në Hajvali.
Norvegjezët teksa folën për këtë edicion të “Girls’ Football Coaching Course” u ndjen të lumtur për bashkëpunimin mes dy federatave dhe pohuan se Kosova ka talent në futboll.
Edhe vajzat të cilat vijuan këtë kurs, u ndanë të kënaqura duke përvetësuar njohuri për të qenit trajner, e që nuk e kanë pasur njohuri më herët. Ato në fund të kursit janë pajisur me diploma. Ndërkaq, lojërat të cilat u zhvilluan gjatë festivalit u pëlqyen shumë edhe fëmijëve pjesëmarrës.