×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Përmbytje në Itali, shkon në nëntë numri i të vdekurve nga vërshimet

    Insajderi
    17 May 2023 - 23:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka shkuar në nëntë numri i të vdekurve dhe është rritur numri i të zhdukurve pas përmbytjeve në rajonin veriore të Italisë, Emilia-Romagna, që u shkaktuar pas reshjeve të dendura të shiut.

    Rreth 10,000 njerëz janë evakuuar dhe disa u persona u dashtë që të shpëtoheshin nga çatitë me helikopter, raporton BBC.

    Autoritetet thonë se 14 lumenj dolën nga brigjet e tyre, duke përmbytur 23 qytete. Si pasojë e përmbytjeve është anuluar gara F1 Grand Prix që kishte për t’u mbajtur këtë fundjavë.

    Të mërkurën, autoritete italiane dhe organizatorët e garës ranë dakord dhe morën vendimin që kjo garë nuk mund të vazhdojë të ndodh.

    Gjatë ditëve në vijim priten reshje të tjera shiu në rajon. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbajti një takim me zyrtarë të mbrojtjes civile ku diskutuan për gjërat që duhet të ndërmarrin në lidhje situatën që është në vend.

    Ajo i ka falënderuar personat që kishin rrezikuar jetën e tyre për të ndihmuar viktimat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark