×
  • Lajme
  • Sport
  • Insajderi

    Përparim Hasani kanos gazetarin e Insportit në stadiumin “Fadil Vokrri”

    Insajderi
    12 May 2021 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komisionit të gjyqtarëve në Federatën e Futbollit të Kosovës, Përparim Hasani, tentoi të sulmonte fizikisht gazetarin e redaksisë së gazetës online “Insporti”, Arbnor Luta, sonte në stadiumin “Fadil Vokrrin”, ku po zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet KF Dukagjinit dhe KF Llapit, raporton Insporti.com.

    Hasani, ish gjyqtari i njohur i elitës së futbollit tonë, tentoi të sulmonte gazetarin Luta, por fal ndërhyrjes së shefit të sigurimit të stadiumit, Patriku Mazreku më e keqja u evitua.

    Ngjarja ka ndodhur në ashensorin e stadiumit, në të cilin ishin tre persona. Në ashensor ishin gazetari Luta, shefi i sigurimit të stadiumit dhe një zyrtar i FFK-së.

    Luta ishte në përcjellje nga Mazreku duke u larguar nga stadiumi. Në këtë moment, Hasani u vërsul në drejtim të Lutës duke e ofenduar dhe kërcënuar se do të ketë punë me të, ani pse sonte nuk kishin fare kontakt me të apo ndonjë punë zyrtare.

    Pas ndërhyrjes së Mazrekut, Luta u largua nga stadiumi.

    Agim Ademi dhe Përparim Hasani

    Si ndodhi ngjarja?

    Gazetari Arbnor Luta ishte i akredituar sipas të gjitha rregullave të FFK-së për këtë ndeshje dhe ishte duke e përcjell ndeshjen.

    Zyrtarët për medie nga ana e FFK-së i kërkuan gazetarit të Insportit dhe disa medieve tjera, që të vendosen në vendet e tyre, ashtu siç u janë caktuar nga zyra për medie e FFK-së.

    Pas një bisede me shefin e sigurimit të stadiumit, i cili i kërkonte Lutës të vendosej në vendin e tij, megjithatë gazetari ynë vendosi të lëshonte ndeshjen në mënyrë të qetë, dhe gjatë futjes në ashensor ndodhi e gjithë ngjarja.

    Gjatë momentit të incidentit zyrtarja Erza Hasanaj, ia largoi dokumentin e akreditimit nga qafa, pa vullnetin e gazetarit Luta, i cili ishte në presion nga babai i saj.

    Erza Hasani është e bija e Përparim Hasanit.

    Ky tentim sulmi ka ndodhur si pasoj e shkrimeve të çdo skandali të FFK-së nga gazeta online “Insporti” dhe “Insajderi”.

    Gazeta online “Insporti” është ndër të pakta që është kritike ndaj punës së FFK-së, e cila udhëhiqet nga Agim Ademi, i cili mban pozitën e kryetarit.

    “Insporti” vazhdimisht ka raportuar për problemet e Agim Ademit me drejtësinë e vendit, i cili akuzohet për korrupsion.

    Vlen të theksohet, se pas një kohë të gjatë, gazetari Arbnor Luta është akredituar nga ana e FFK-së, e cila si lloj hakmarrje ndaj medieve kritike dhe gazetarëve, i privon që të kryejnë profesionin e tyre. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark