×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përparim Rama i bindur që Prishtinën do ta bëj me karakter unik në botë

    Insajderi
    14 October 2021 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është i bindur që kryeqytetin do ta bëj me karakter unik në botë, ndërsa situatën e tashme e ka vlerësuar si kaotike.

    “Diagnoza e Prishtinës quhet kaos, ndërsa terapia plan i mirëfilltë urbanistik”, ka thënë urbanisti dhe arkitekti më famë botërore, Përparim Rama.

    Ai, më tej, ka theksuar se nevojat dhe kërkesat e qytetarëve tanë janë legjitime.

    “Qytetarët duan një jetë më cilësore. Me shumë të drejtë e kërkojnë dhe e meritojnë këtë të drejtë. Në programin tonë për të gjithë; me Prishtinën Praktike do t’i zgjidhim problemet praktike; në Prishtinën e pastër fjalën kryesore do ta ketë gjelbërimi; kurse me Prishtinën e përjetimeve, do të shndërrohemi në përjetim pozitiv për turistë e qytetarë të vendit”, ka thënë Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark