×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama kryetar i të gjithëve në kryeqytet

    Insajderi
    12 November 2021 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, është takuar me përfaqësuesit e organizatës “Voice of Roma”, me të cilët ka nënshkruar memorandumin për të drejtat e këtij grupi shoqëror.

    “Ne duhet të punojmë bashkë për t’i zgjidhur problemet që një shoqëri si e jona të jetë e barabartë kudo pa dallime. Pra, Prishtina duhet të jetë për të gjithë”, ka thënë Rama.

    Postimi i tij i plotë:

    “Prishtina, qytet që të bën për vete. Shumë njerëz që kanë vizituar Prishtinën nuk mund ta harrojnë ndjesinë e bukur dhe të ngrohtë që Prishtina ua ka dhuruar. Forca e këtij qyteti për të na bërë të dashurohemi me të është e madhe.

    Së bashku me ekipin tim gjatë ditës së sotme patëm një sërë takimesh e vizitash. U takuam me organizatën “Voice of Roma”. Kjo organizatë është e angazhuar në krijim e një shoqërie të vërtetë multietnike dhe multikulturore në Kosovë, një shoqëri, ku Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët trajtohen si të barabartë dhe kanë qasje në mundësitë e njëjta sikurse të gjithë të tjerët, një shoqëri, ku këto grupe i njohin të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë fuqizuar për t’i ushtruar këto të drejta.

    Unë nënshkrova një memorandum për të drejtat e këtij grupi shoqëror. Unë e shoh këtë pjesë të shoqërisë si partnere. Ne duhet të punojmë bashkë për t’i zgjidhur problemet që një shoqëri si e jona të jetë e barabartë kudo pa dallime. Pra, Prishtina duhet të jetë për të gjithë.

    Dashuria e madhe që kanë qytetarët për qytetin e tyre na tregon edhe njëherë sa shumë duhet punuar dhe angazhuar. Qyteti jonë ka nevojë për secilin.

    Bashkë për Prishtinën që duam.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark